Terapia EMDR/ Terapia e vipave, Taçi: Trajton varësinë nga kokaina, pornografia, lojërat e fatit e shopping-u

Terapia EMDR është një terapi që aplikohet shumë në botë. Prej vitit 2016 ka filluar të praktikohet edhe në Shqipëri.

Besarta Taçi e cila ka krijuar shoqatën EMDR në një intervistë në emisionin "Jeto me Orën" në RTV Ora  foli rreth kësaj terapie.

Ajo thotë se qëllimi i saj "është të trajnojë profesionalisht psikolog të cilët dinë të ndërhynë në situata të ndryshme".

Besarta Taçi: Janë  njerëzita ata që bëjën nismat e mëdha dhe ndryshimet e mëdha dhe pikërisht kështu ndodhi. Pasi unë u trajnova nga presidentja europiane tashmë qëllimi im është të trajnoj profesionalisht psikolog të cilët dinë të ndërhynë në situata të ndryshme. Kjo është një terapi që në vitin 2013 ka marrë statutn e nje terapie shkencore nga OBSH si terapia më efikase për traumat. Pacientët e parë të EMDR kanë qenë pacientët e mbijetuar nga lufta e Vietnamit. Ne tashmë  mund të trajnojmë terapist nga e gjithë bota dhe të lëshojë një certefikatë që njihet në të gjithë botën. Së fundmi është njohur dhe nga Urdhëri i Psikologëve në Shqipëri.

Taçi thotë sae "terapia është e shpejtë, rezultatet e terapisë janë shumë të shpejta".

Besarta Taçi: Njerëzit janë kurjoz për EMDR. Janë dy qendra një në Tirnaë dhe një në Durrës dhe jo që na bën të kemi intensitet 230-250 të trajtuar në vit është se terapia është e shpejtë, rezultatet e terapisë janë shumë të shpejta.

Ajo thotë se kjo teknikë ka funksionuar më së miri dhe në terapinë e çifteve.

Besarta Taçi: Kur përdoret EMDR ftohet një nga partnerët të jetë bashkëpunues me terapistin ndërkohë që partneri apo partnerja po elaboron ngjarjen traumatike. Këto janë momentet më të forta.

A mund të punohet te çdo pacient me terapinë EMDR?

Besarta Taçi: Aktualisht nuk kemi asnjë kundërindikacion, asnje efekt anësor për këtë terapi. Ka rezultate shumë të mira dhe përsa u përket varësive, varësive nga kokaina, nga lojërat e fatit, nga pornografia nga shopping-u të gjitha këto janë espekte që ne trajtojmë.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.