Turneu i Beyoncé, fillojnë shitjet e para të biletave në Mbretërinë e Bashkuar

Fansat e divës së muzikës pop, Beyonce, kanë nisur të blejnë biletat e parë në Mbretërinë e Bashkuar, ku këngtarja pritet të mbajë 5 shfaqje. Turneu botëror I Beyonce e kthen atë në skënë pas 7 vitesh, me interpretime nga albumi “Rilindja”, I nominuar për çmimet “Grammy”

Nis shitja e biletave të para për shfaqjen e divës amerikane Beyoncé në Mbretërinë e Bashkuar. Ky është turneu i parë solo pas shtatë viteve për këngëtaren dhe interesi I adhuruesve të muzikës së saj ka qenë tepër i madh. Biletat nisën të shiteshin prej orëve të para të mëngjesit të sa enjtes në arenën O2 të Londrës, me çmime që varionin nga 56 deri në 199 £,  ndërsa vendet VIP "në skenë" nga 1,950 deri në 2,390 £.

Për pesë shfaqjet e superyllit të popit në Mbretërinë e Bashkuar në Cardiff, Edinburgh, Sunderland dhe Londër biletat do të dalin në shitje të martën.

Në rrethana të zakonshme, vetëm 10-20% e biletave rezervohen për para-shitje në MB dhe ka tre data të tilla përpara se turneu i albumit “Rilindje” të hapet zyrtarisht për publikun javën e ardhshme.

Koncertet e Beyonce janë pjesë e një turneu botëror me 43 data ku diva do të interpretojë këngët e albumit të saj “Renaissance”, të nominuar për Grammy. Shfaqjet nisin në Suedi më 10 maj, përpara se të zbarkojnë në stadiumin “Principality” të Cardiffit një javë më vonë.

Më pas ajo do të vizitojë Murrayfield të Edinburgut më 20 maj, Sunderland më 23 maj dhe stadiumin e Tottenham Hotspur të Londrës më 29 dhe 30 maj.

Javën e kaluar, Beyoncé mbajti koncertin e saj të parë në krye të katër viteve në hapjen e një hoteli luksoz në Dubai, por nuk intërpretoi asnjë nga materialet e saj të reja. Ajo thuhet se u pagua 24 milionë dollarë për shfaqjen.