"Përballesh me 'dushe të ftohta' por të rrisin si njeri" Politikania Jola Hysaj në një rrëfim ndryshe

Politikanja dhe pedagogia Jola Hysaj në emisisnin "Jeto me Orën" në RTV Ora foli rreth angazhimit të saj në politikë si dhe ndikimit që ka pasur jeta e saj në këtë zgjedhje.

Jola  tregoi dhe për jetën e saj gjatë universitetit dhe vështirësitë me të cilat u përball gjatë kësaj periudhe.  

Jola Hysaj: Mua më ka shenjuar shumë periudha e universitetit. Erdha në Tiranë me një dëshirë të jashtëzakonshme, doja të sfidoja veten. Për 7 vite ja kam dalë më së miri. U njoha me realitetin e universiteteve në Tiranë, me mungësën e informacionit, sidomos kur ti vjen nga rrethe. Here pas here ngrija dhe zërin për problemet. Si fëmijë doja të përfshihesha në të gjitah klubet e mundshme. Jam marrë me volejboll dhe not.

Faktin e të marrurit me politikë ajo e lidh me atë që e konsideron si një detyrë qytetare.

Jola Hysaj: Unë merrem me politikë pasi është një vokacon i brendshëm, si një detyrë qaytetarë që të jap kontributin tim për çdo gjë që më duket e padrejtë duke e kundërshtuar dhe për çdo gjë që më duket e drejtë duke e përkrahur. Të rinjtë duhet të ndjekin atë që është zëri i brendshëm. Të mos heqin dorë nga ëndërrat e tyre dhe të luftojnë për to deri në momentin e fundit.

Jola Hysaj bëri dhe një thirrje për të rinjtë ku u shpreh:

"Ky është momenti juaj pasi nëse nuk vendosni sot që jeni të rinj për atë çka ju doni dhe zgjidhni të largoheni nga problemet atëherë gjithë jeta juaj do të shkojë në një agoni të vazhdueshme. Në momentin që ju përballeni është e vërtëtë që përballesh me 'dushe të ftohta' por të rrisin si njeri, të rrisin dhe nga ana njerëzore."


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.