Disiplina për fëmijët, sa e mundur është tek të vegjlit?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shkurt 2023, 09:22
T’i mësosh bebet apo fëmijët e vegjël me disiplinë, kërkon një mundim të madh nga prindërit.
Dhe pikërisht kujdesi për fëmijët ishte tema e diskutimit në emisionin e kësaj të enjteje në “Ditë e Re” në RTV Ora.
Psikologia Arjana Muça, Migena Shehu që vjen nga bota e marketingut, si dhe nëna e dy binjakëve Migena Papasi dhanë mesazhet dhe rrëfyen eksperiencat e tyre lidhur me disiplinimin e të vegjëlve dhe kush mund të jetë çelësi i suksesit në këtë mision.
