Listeria, bakteri i rrezikshëm që është gjetur tek bulmeti
Listeria, një bakter i rrezikshëm është gjetur tek bulmeti por jo vetëm.
Qendra " Alert" e ka denoncuar kohë më parë.
Granit Sokolaj, Drejtues i Qendrës " Alert" në emisionin "Jeto me Orën" foli rreth këtij bakteri.
Si është situata?
Granit Sokolaj: Nuk mund të thëmi që është alarmante por as e mirë nuk është. Jemi të rrezikuar në çdo moment. Prodhimi jashtë industrisë është i pakontrolluar.
A mund ta mbrojmë veten?
Granit Sokolaj: Konsumatorët nuk mund të kenë informacion, sidomos për djathin që nuk ka etiketë. Se çfarë ka brenda konsumatori nuk e di. Nëse flasim për siguri ushqimore duhet të kemi të bëjmë me produkte që kanë kaluar një serë vitesh. Në pranverën e vitit të kaluar mora disa mostra të ushqimeve në tregjet e hapura, mes tyre mora dhe djath, ku fatkeqësisht tre mostra rezultuan me Listeria. Nëse themi niseshte është mashtrim me konsumatorin pasi nuk është produkt 100 për qind djathi por preken vetëm ato që kanë intolerancë ushqimore. Tregjet e hapura apo dyqanet jashtë kontrolli rrezikojnë. Ka raste që i pyet se ku e marrin djathin nuk e dinë.
Çfarë shkakton Listeria?
Granit Sokolaj: Në rastin më të keq, 25 përqind e të prekurve kanë pasoja fatale. Shenjat janë temperaturë, të vjella, dhmbje barku stomaku, por mund të shfaqen deri 70 ditë pasi trupi është infektuar. Kjo të bën të mos kuptosh pastaj se nga mund ta kesh marrë.
Sipas tij konsumatorët nuk dinë të ankohen, ndaj ai thotë që secili duhet të ndërgjegjësohet.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
