Kurti udhëton për në Turqi
Nga Ora News Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2023, 09:02
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot në mëngjes ka udhëtuar për në Stamboll të Turqisë ku do të zhvillojë një vizitë pune njëditore, bëhet e ditur në komunikatë për media.
Atje, kryeministri Kurti do të pritet në takim bilateral nga presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Pas takimit dhe darkës së punës, do të ketë një konferencë të përbashkët për media.
Bashkë me kryeministrin Kurti kanë udhëtuar edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe ish-kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.