Live në edicionin e lajmeve në RTK, aktivisti me parrullë pas spikeres: Radio televizioni i Kurtit

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në televizionin publik të Kosovës.

Gjatës kohës që po transmetohej edicioni qëndror i lajmeve në RTK, një aktivist i PSD doli pas spikeres me pankartën “Radio Televizioni i Kurtit”.

Video është publikuar nga kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.

"Lajmet e televizionit publik tash e tutje janë lajmet e partisë. Redaksia tash është Qeveria. Policia nuk është më veç në rrugë. Ajo vjen përmes filtrave të censurës. Garanton Rilind Gërvalla, drejtor i televizionit, i deleguar nga Partia-Shtet".

Dardan Molliqaj e konsideron emërimin e  Rilind Gërvalles në krye të Radio Televizionit Publik të Kosovës emërim partiak me pretendimin se është një aktivist i Vetevendosjes.

Edhe organizatat e huaja e kanë dënuar zgjedhjen e tij, duke thënë se VV po tenton të kapë RTK.