Presidenti serb Vuçiç flet në parlament për planin e Kosovës: Nuk kam nënshkruar asgjë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka folur për herë të parë në parlamentin e vendit të tij për planin ndërkombëtar të zgjidhjes për Kosovën.

"Unë nuk kam nënshkruar asgjë, nuk kam sigurar asgjë dhe ne do të vazhdojmë bisedimet (me negociatorët ndërkombëtarë)", tha ai në një fjalim prej një ore e gjysmë të enjten para deputetëve.

Minuta duartrokitje shpërthyen nga bankat e fraksioneve qeveritare gjatë fjalimit.

Nisma e paraqitur fillimisht nga Gjermania dhe Franca për normalizimin e situatës në Kosovë parashikon ndër të tjera që dy vendet fqinje të mos e njohin formalisht njëri-tjetrin, por të pranojnë ekzistencën shtetërore të njëri-tjetrit.

Kosova, e cila është e pavarur që nga viti 2008, tani është pothuajse ekskluzivisht e banuar nga shqiptarë.

Serbia nuk e njeh shtetësinë e Kosovës  dhe shfaq pretendime territoriale ndaj saj.

Disa pika "të vështira për t'u pranuar"

Siç shpjegoi Vuçiç në parlament, një sërë pikash në planin ndërkombëtar janë të vështira apo edhe të papranueshme nga pikëpamja serbe.

Në të ardhmen, Beogradi duhet të përmbahet nga pengimi i pranimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

 Negociatorët ndërkombëtarë, përfaqësues të Gjermanisë, Francës, Italisë, BE-së dhe SHBA-së, kanë kërcënuar se bisedimet për anëtarësim në BE, të cilat kanë vazhduar që nga viti 2014, mund të ndërpriten dhe investimet e huaja të ndalen, tha Vuçiç.

"Është interes jetik i Serbisë që të qëndrojë në rrugën evropiane," shtoi ai.

Nga kjo do të vareshin “shumë gjëra”, si “investimet, standardi i jetesës, pensionet dhe pagat”.

Karakteristikat themelore të planit franko-gjerman u bënë të njohura vjeshtën e kaluar.

Ai tani mbështetet nga BE në tërësi dhe SHBA.