Hovenier sqaron asociciaonin: Kurti të përmbushë vizionin, Kosova me asociacion

Qeveria e Kosovës të përmbushë detyrimin për asociacionin deklaron Ambasadori amerikan në Prishtinë Jeffrey Hovenier i cili garanton se plani nuk parashikon Republika Serbska.

Një ditë pas tryezës për Asociacionin, Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, sqaroi qëndrimin e Shteteve të Bashkuara, duke thënë se krijimi i bashkësive me shumicë serbe nuk e cënon sovranitetin, pavarësinë dhe shtetin multietnik. Ai i bëri thirrje qeverisë Kurti të ecë drejt formimit të Asociacionit.

"Shtetet e Bashkuara të Amerikës mendojnë që tani ka ardhur koha që Qeveria e Kosovës të ecë përpara me Asociacionin e komunave me shumicë serbe. E dyta është se kemi qenë shumë të qartë se çka nuk duhet të jetë. Nuk duhet të jetë Republikë Serbe, nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive. Pra, sërish çështjet, të cilat i kemi përmendur edhe janë në deklaratë.

Shtetet e bashkuara të Amerikës janë po aq të qëndrueshme dhe të rrepta në mbështetjen e lirë për Kosovën, siç kanë qenë gjithmonë për një shtet, i cili është sovran, demokratik, shumë etnik dhe i pavarur. Dhe ne shohim drejt qeverisë së Kosovës se si do ta përmbushë këtë vizion duke iu përmbajtur edhe atyre parimeve."

Hovenier, i bëri këto komente nga Gjakova ku takoi kryetarin e kësaj Komune, Ardian Gjini, numri dy i Alancës për Ardhmërinë e Kosovës. Sqarimi vjen pasi në Kosovë ekziston frika për krijimin e komunva etnike.

Edhe këtë të mërkurë kryeministri Kurti gjatë konferencës me gazetarët e përmendi serish një fakt të tillë duke thënë se “Një Asociacion, një etnik nuk është i mundshëm në një Kosovë multietnike.