Shkrumbohet plotësisht banesa e ish-kryebashkiakut në Evia, zjarrfikëset “ngihen në këmbë”, por më kot
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Janar 2023, 21:54
Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e së martës në Kymi të Evias, Greqi. Sipas mediave greke, zjarri ka rënë në shtëpinë e ish-kryebashkiakut, Dimitris Thomas.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të forta të Zjarrfikësve me 10 zjarrfikës dhe pesë automjete.
Nga informacionet e para bëhet me dije se shtëpia është djegur plotësisht, ndërsa deri më tani nuk dihet shkaku i zjarrit.