Cancelo u përplas me Guardiola-n, spanjolli e largoi me “dhunë” nga Man. City

Joao Cancelo nuk e ka pritur aspak mirë vendimin e Manchester City për t’u huazuar deri në fund të sezonit te Bayern Munchen duke reaguar në seancën e fundit stërvitore. Sipas “The Sun”, portugezi ka debatuar me trajnerin Pep Guardiola që sigurisht ndezi “dritën jeshile” për largimin e tij nga skuadra bardhekaltër.

Minutat e Cancelo-s janë reduktuar ndjeshëm që pas rikthimit nga Kupa e Botës dhe si pasojë, marrëdhëniet e tij me teknikun spanjoll janë komptomentuar falë këtij fakti. Pika që mbushi gotën ishte ndeshja e FA Cup kundër Arsenalit që mbrojtësi i krahut e ndoqi nga stoli.

“The Sun” shton se Cancelo ka injektuar energji negative në skuadrën e Manchester City gjatë javëve të fundit ndërsa marrëdhënia e tij me Pep Guardiola-n konsiderohet e parikuperueshme. Pas rikthimit nga Kupa e Botës, ai ka luajtur vetëm 3 nga 10 ndeshje si titullar, shumë pak për një lojtar që konsiderohej i palëvizshëm në formacionin e parë të “Citizens”.