Meta përgëzon Kurtin: Në 2 vite qeverisje Kosova u përmirësua me 20 vende për korrupsionin

Kreu i Partisë së Lirisë, ka shpërndarë një status të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ku shkruan se zgjedhjet e lira dhe mirëqeverisja japin rezultat.

Ai shkruan se rezultat i kësaj është edhe përmirësimi me 20 vende i Kosovës në indeksin e antikorrupsionit nga Transparency International.

Meta: Zgjedhjet e ndershme, mirëqeverisja, transparenca dhe Llogaridhënia japin rezultate spektakolare vetëm në dy vjet, siç është edhe përmirësimi me 20 vende i Kosovës në indeksin e antikorrupsionit nga Transparency International! Urime Qeverisë së Kosovës, institucioneve dhe popullit të saj!