Logu: Së shpejti SPAK me njoftim për çështjen "McGonigal", detyrë e drejtësisë shqiptare hetimi i Ramës
Marash Logu këshilltar juridik i grupit parlamentar të PD në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj ka folur lidhur me çështjen McGonigal-Rama.
Ai thotë se "Rama është kryeministër dhe sipas Konventës së Vjenës ka imunitet diplomatik dhe nuk mund të hetohet nga organet e drejtësisë amerikane, kjo është një detyrë që u takon organeve të drejtësisë shqiptare".
Sipas ti SPAK do të japë një njoftim së shpejti lidhur me nizjen e hetimit.
Marash Logu: Lajmi i cili duhej të shte sot është që SPAK po heton çështjen po verifikon sa i përket lidhjes McGoingal-Rama. Së shpejti SPAK do të ketë një njoftim nëse do të fillojë hetimet për këtë çështje dhe në atë moment do të fillojë të administrojë si provat e organeve të drejtësisë amerikane si dhe dëshmi të ersonave të cilët kanë qenë prezent. Më kryesori është kryeministri Rama. Rama është kryeministër dhe sipas Konventës së Vjenës ka imunitet diplomatik dhe nuk mund të hetohet nga organet e drejtësisë amerikane, kjo është një detyrë që u takon organeve të drejtësisë shqiptare. Ka disa fakte dhe rrethana që meritojnë të sqarohen.
"Pas takimit me Ramën dhe parave të marra ky zyrtar i larët është angazhuar pranë zyrtarëve të lartë të drejtësisë amerikane për të hapur një hetim që kishte synim të dëmtonte kundërshtarin politik të zotit Rama që është Berisha."
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
