Çifti i ri dënohet me 21 vjet burg për kërcimin në një vend publik
Një gjykatë iraniane ka dënuar një çift të ri me 21 vjet burg për një video që ata postuan duke kërcyer në një vend publik, raporton Al Arabiya.
Astiyazh Haghighi dhe i fejuari i saj Amir-Mohammad Ahmadi janë të dy të moshës 20 vjeç.
Pas publikimit të videos së kërcimit të tyre ata u akuzuan për "përhapje të korrupsionit dhe imoralitetit", "mbledhje dhe komplot për të prishur sigurinë kombëtare" dhe përfshirje në propagandë kundër regjimit, sipas Agjencisë së Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA).
Qëlloi drejt makinës në Ebasan, pranga 39-vjeçarit në kërkim
31 Janar, 16:28
Vihet re se në video Haghighi shihet duke kërcyer pa veshur hixhabin e saj, gjë që është e ndaluar në Iran.
Më 1 nëntor çifti u arrestua. Përveç dënimeve me burg, ata u dënuan me dy vjet ndalim interneti dhe dy vjet ndalim daljeje jashtë vendit.
Vendimi u dha nga Departamenti 15 i Gjykatës Revolucionare të Teheranit, i kryesuar nga Abolqasem Salavati, një gjykatës i njohur për dhënien e dënimeve të ashpra për njerëzit që konsiderohen si kërcënim për regjimin.
Sipas agjencisë së lajmeve HRANA, duke cituar një burim të afërt me familjen e Haghighit, përfaqësimi ligjor i çiftit gjatë gjykimit u refuzua.
Iran: A 21-y-o couple have been sentenced to 10 years in jail each for dancing at the foot of Tehran's Azadi (Freedom) Tower, sources close to them tell @nimnia11. Regime is handing out heavy sentences to anyone defying its strict rules. #آستیاژ_حقیقی #امیرمحمد_احمدی #مهسا_امینی pic.twitter.com/F0ahwzJhA1
— Khosro Kalbasi Isfahani (@KhosroKalbasi) January 30, 2023

