VIDEO/ Shoferi i dehur përfundon me makinë brenda biznesit, 5-vjeçarja vrapon drejt të atit

Një vajzë pesë vjeçare ka shpëtuar mrekullisht dëmtime, veç disa të vogla, pasi ajo u godit nga një shofer i dehur që hyri brenda ndërtesës.

Pamjet tmerruese të kamerave të incidentit nga zyra e një shkolle automobilistike në Bonito treguan momentin kur një makinë u kthye përgjatë rrugës drejt Maria Luiza-s së vogël, e cila po luante me një bimë në vazo jashtë.

Makina u përplas me një motoçikletë fillimisht duke përfunduar brenda zyrës. Drejtuesi i motrrit shpëtoi pa lëndime.

Për shkak të përplasjes xhami i dritarës u thye dhe orenditë aty pranë u hodhën tutje.

Për një moment, dukej sikur kishte ndodhur më e keqja.

Por në një farë mënyre, Maria u ngrit në këmbë dhe vrapoi në krahët e babait të saj, i cili i shpëtoi për pak goditjes nga automjeti në rrugë.