Biden e thotë njëherë e mirë: JO! Nuk ka avion F-16 për Ukrainën
Teksa vendet perëndimore ranë dakord për ti dërguar Ukrainës tanke moderne të standartit të NATO-s, sëfundmi SHBA-ja ka refuzuar dërgimin e avionëve luftarakë F-16. Ndërkohë Franca nuk e përjashton dërgimine tyre por ka disa kushte të rëndësishme.
Shtetet e Bashkuara nuk do të dërgojnë avionë luftarakë F-16 në Ukrainë për të ndihmuar Kievin në luftën kundër agresionit rus.
Presidenti Joe Biden tha të hënën se përpos kësaj, do të vizitonte aleatin e rëndësishëm, Poloninë.
Vendet perëndimore këtë muaj më në fund ranë dakord për t'i dërguar Ukrainës tanke moderne të standardit të NATO-s, një nga armët më të fuqishme në ushtritë e tyre konvencionale.
Vendimi për dërgimin e tankeve ngjalli shpresë në Kiev se së shpejti Perëndimi do të fillojë të dërgojë në Ukrainë edhe avionë luftarakë F-16, por për këtë ende po zhvillohen debate të forta mes vendeve perëndimore.
Ndërkohë Franca nuk e përjashton mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë.
Presidenti francez Emmanuel Macron tha se për dërgimin e tyre së pari duhen përmbushur disa kushte të rëndësishme, si garancitë që ukrainasit nuk do t'i përdorin ata për sulme në territorin rus.
Me afrimin e përvjetorit të parë të fillimi të sulmit rus më 24 shkurt, janë rritur pritshmëritë për një udhëtim të Presidentit Biden në Evropë si një shfaqje e mbështetjes për aleancën e NATO-s dhe aleatët që po mbështesin Ukrainën. Polonia është në qendër të përpjekjeve të ndihmës për Ukrainën, duke shërbyer si një qendër logjistike, ofrues i armëve dhe aleat kyç i Shteteve të Bashkuara në Evropën Lindore.
Franca i ka dhënë Ukrainës sisteme të mbrojtjes ajrore, njësi raketahedhëse, topa dhe pajisje të tjera ushtarake dhe është zotuar të dërgojë automjete të blinduara, por nuk ka ofruar tanke ose armatime më të rënda.
Në javët e para të luftës, administrate e Presidentit Biden shqyrtoi një propozim sipas të cilit Polonia do të furnizonte Ukrainën me MiG-29 dhe në këmbim të tyre do të merrte avionë amerikanë F-16. Pilotët ukrainas janë të trajnuar për të drejtimin e avionëve luftarakë të epokës sovjetike.
Ideja në fund u hodh poshtë pasi Polonia doli me idenë e dorëzimit të avionëve MiG-29 në një bazë ajrore amerikane në Gjermani. Zyrtarët e Pentagonit thanë në atë kohë se perspektiva e nisjes së avionëve luftarakë nga një bazë e përdorur nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO nuk ishte e përshtatshme.
Zyrtarët ukrainas kanë rritur kërkesat për armë më të rënda nga aleatët perëndimorë që do të ndihmonin ata në përpjekjet për zmbrapsjen e forcave ruse.