Aksidentet, i kujt është faji? Eksperti “denoncon” problematikat në rrugët shqiptare

Aksidentet rrugore janë kthyer në gangrenë për shqoërinë shqiptare. Përtej gabimeve njerëzore të drejtuesve të automjeteve, ka një sërë shkaqesh të cilar ndikojnë në shtimin e rasteve të tyre.

Eksperti Fadil Likaj në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News” për moderatoren Anila Zyberaj, renditi një sërë shkaqesh duke nisur nga mungesa e sinjalistikave, rrugët e amortizuara, apo rrugë të të pandriçuara.

Duke u ndalur tek Tirana, ai theksoi se aksidentet në kryeqytet janë të tipit aksident mes automjetit dhe këmbësorëve, apo automjet dhe drejtuesve të biçikletave. Kjo tha ai vjen dhe si pasojë e shtimit të automjeteve të kryeqytet, mosrespektimi i vijave të bardha, apo dhe korsitë e ngushta rruogore në të cilat lëvizin dhe biçikletat.