Alibeaj jashtë Kuvendit: Rama ka kohë që hedh baltë me rublat ruse, ka qenë ky me dollarë amerikanë

Kreu i grupit parlamentar të PD-së Enkeled Alibeaj deklaroi jashtë sallës së parlamentit se Edi Rama e ka për detyrim tu përgjigjet shqiptarëve në lidhje me dokumentet e publikuara dhe arrestimin e ish-zyrtarit të FBI-së, Mc Gonigal, mik i tij.

Enkeled Alibeaj: Vetëm kur je i pandehur ke të drejtë të heshtësh. I kapur në flagrancë në SHBA me dokumente me fakte të bëra publike, Rama ka detyrim ti përgjigjet shqiptarëve, ne dhe publikut. Ka kaq kohë që ka hedhur baltë për lobimet ruse, por paska qenë ky me dollarë amerikanë.

Synimi i tij është asgjësimi i PD-së, nuk është çështje që e kanë bërë miqtë apo shokët e ka bërë vetë ai. Ai fshihet. SPAK duhet të flasë, drejtësia amerikane ka folur, të flasë edhe SPAK. Njëlloj si në Amerikë, Rama duhet t’i nënshtrohet drejtësisë.”