Tensionet në Kuvend/ Kryemadhi: Lindita Nikolla si mercenare e Edi Ramës

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi nga jashtë sallës së Kuvendit foli për kaosin që përfshiu sot seancën plenare.
Ajo sulmoi ashpër kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla duke thënë se është mercenare e Ramës.

“Tribunën e parlamentit e ka zaptuar Nikolla si mercenare e Edi Ramës”, tha Kryemadhi.

“Dua t’ju falenderoj për hapësirën që na jepni, pasi parlamentin e ka bllokuar Nikolla, si një mercenare e Ramës. 

Si deputete e thjeshtë, është e disata herë që na hiqet e drejta e fjalës. Sot do të diskutonim për gazrat që lëshohen në venddepozitime të vjetra të Sharrës. S’na u dha e drejta për të diskutuar, por as për të marr përgjigje.

Rasti i Erisa Xhixhos, një kryeparlamentare që nuk është aftë të administrojë, të largohet dhe të zgjedhin Ballën, do ishte më etike. A ka mundësi ta dimë pse Rama ka kaq frikë kur eshtë i pastër.

Më vjen keq për vendin tim, kam shumë dëshirë që ndërkombëtarët që na kanë treguar ligjin, a mund të na tregojnë se çfarë po ndodh me Ramën që vjedh paratë e shqiptarëve.

Dorian Duçka sa ishte në LSI ishte i rregullt. Në momentin që Edi Rama e ftoi si zyrtar edhe Duçka u bë një lobist i Ramës që bënte të gjitha porositë e tij. Kjo është një çështje që i përket drejtësisë", tha Kryemadhi.