FRD nis organizimin e strukturave, Shehu: Më 14 maj këshillarë në Këlcyrë dhe Përmet
Kryetari i Frymës së re Demokratike Sali Shehu ka nisur një tur takimesh me drejtuesit e partisë që ai drejton në kuadër të përgatitjeve për fushatën zgjedhore për garën vendore të 14 majit.
Stacioni i radhës për Shehun ishte qarku i Gjirokastrës, ku ai zhvilloi takime me drejtuesit e FRD-së në Këlcyrë Arben Kano dhe në Përmet me Robert Graci.
Nga ana e saj FRD-ja përfaqësohet me këshilltar në Bashkinë e Këlcyrës dhe nuk e fsheh ambicien e saj që në këto zgjedhje synon të ketë përfaqësuesit e saj në këto dy bashki.
Në këto takime biseda u fokusua në zgjedhjet e 14 Majit, ku Shehu vlerësoi se dalja me një kandidat të përbashkët ishte thelbi i këtyre dy takimeve.
“Kryetari FRD z Sali Shehu ka zhvilluar dje takime me drejtuesit e FRD në Këlcyrë dhe në Përmet.
FRD përfaqësohet aktualisht me këshilltarë në Këlcyrë dhe këto zgjedhje synon të ketë përfaqësuesit e saj në këto dy bashki.
Baskëbisedimi me drejtuesit u fokusua në zgjedhjet që kemi përpara me 14 Maj dhe dalja e gjithë opozitës me një kandidat të përbashkët ishte thelbi i këtyre dy takimeve të suksesshme”, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të FRD-së.
