Meta nis nga Vlora takimet me bazën e PL-së: Më 14 Maj, ndryshim me çdo çmim
Në kuadër të organizimit për fushatën zgjedhore për garën e 4 majit, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka nisur nga Vlora një tur takimesh me bazën e partisë që ai drejton.
Gjatë fjalës së tij, mësohet se Meta është shprehur se Vlora meriton të gjithë vëmendjen e opozitës në mënyrë që të mos abuzohet më me resurset e saj të jashtëzakonshme dhe të tjetërsohet vetëm për shkak të korrupsionit.
“Sot në Vlorë me drejtuesit e Partisë të Lirisë për organizimin e të gjitha strukturave vendore.
Vlora meriton vëmendjen dhe mbështetjen tonë maksimale, që të mos abuzohet më me resurset e saj të jashtëzakonshme dhe të tjetërsohet vetëm për shkak të korrupsionit. Në një qytet ku të ketë shpresë dhe e ardhmja e të rinjve të jetë e garantuar, në mënyrë që të mos ta braktisin më!
Urimet më të mira për Kryesinë, Kryetarin Arjan Isufi, Nënkryetarin Dikens Bushi, Sekretaren e Marrëdhënieve me Publikun, Anxhela Shenaj dhe ekipin organizator për triumfin e Ndryshimit”, shprehet kreu i PL-së, Ilir Meta përmes rrjeteve sociale lidhur me takimin në Vlorës.

