Skandali në SHBA/ “Zhduket” Rama, Nikolla përjashton Berishën nga seanca

Ndërkohë që mediat dhe opinioni publik në SHBA dhe në Shqipëri po ziejnë për skandalin e arrestimit të mikut të Edi Ramës, Kuvendi i Shqipërisë shënoi një tjetër moment të turpshëm.

Kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm në këtë seancë.

Por kur opozita kërkoi që çështja e skandalit të vendosej në rend të ditës, mazhoranca përmes Lindita Nikollës dhe Taulant Ballës e mbrojtën me forcën e kartonëve, duke e perjashtuar nga seanca.

Ata nuk lejuan që skandali të diskutohej në Kuvend.

“Nuk shpëtoni dot nga kjo, ka interesa kombëtare kjo. Ju keni frikë, keni tmerr nga e vërteta,” tha kryetari i PD.

Por pavarësisht kaosit kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka vijuar me procedurën e votimit të disa ligjeve brenda një harku kohor prej 10 minutash, duke marrë minimumin me 71 vota.

Nga ana tjetër, deputetet demokratë kanë vijuar të mbajnë të bllokuar foltoren, ndërsa të tjerë i binin pa pushim tavolinave në shenjë proteste. Ky veprim është kundërshtuar nga deputetët e opozitës, të cilët kërkuan që të vijojë diskutimi për çështjen më të nxehtë, që është arrestimi i ish-zyrtarit të lartë të FBI-së.