Kokainë dhe marijuanë/ Në burg Leo, tregtari shqiptar i drogës që kishte njëzet vjet me klientë

Pothuajse 600 telefonata dhe mesazhe në dy muaj e gjysmë për të blerë kokainë.

Ai është një nga klientët më këmbëngulës të Adrjan Xhixhabesit i njohur si Leo, një 45-vjeçar shqiptar banues në Cantù i arrestuar me masë sigurie, i akuzuar për shpërndarje droge, aferë të cilën karabinierët e kanë hetuar muajt e fundit por ajo vazhdonte prej vitesh.

Aktiviteti, i nisur nga disa kontrolle të bëra pas transfertave te klientët, çoi në rindërtimin e një rrjeti kontaktesh të zakonshme, të cilët blinin kokainë dhe marijuanë, në disa raste që nga viti 1999, mbi njëzet vjet.

Marrëdhënie aq të konsoliduara sa Xhixhabesi i kishte ruajtur emrat në telefonin e tij, prova të mëtejshme për kërkesat e rregullta që ka marrë.

Mes tyre persona që blinin kokainë edhe dy herë në javë, me çmimin 40 euro për gjysmë gram.

Klienti më besnik tha se kishte blerë marijuanë nga Xhixhabesi që nga viti 1999, duke paguar 50 euro të paktën dy herë në muaj. Në total i kishte dhënë 15 mijë euro.

Klientet e tij femra blenë kokainë dhe në telefonin e tij ishin me pseudonime.

Njëra prej tre e identifikuar si “Vighi”, i kishte paguar gjithsej gati 1500 euro, ndërsa një tjetër e identifikuar si “Arancino”, i ka dhënë 9500 euro në tre muaj.

Tani shqiptari ndodhet në Bassone, në ekzekutim të urdhrit të dhënë nga gjyqtari hetues Walter Lietti.