I shkoi në punë dhe qëllon me armë gruan e tij, arrestohet shqiptari në Gjermani

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur të shtunën në Markdorf të Gjermanisë.

Një burrë thuhet se ka vizituar gruan e tij të ndarë në vendin e punës dhe e ka qëlluar atë. Më pas ai u arratis, por u arrestua menjëherë.

Tashmë 47-vjeçari shqiptar ndodhet në paraburgim. Kjo është bërë e ditur nga prokuroria publike në Konstanz dhe selia e policisë në Ravensburg në një deklaratë të përbashkët.

Ai u soll para gjyqtarit të dielën, i cili urdhëroi mbajtjen e tij në paraburgim.

Gjithashtu thuhet se është ngritur një grup hetimor për zbardhjen e krimit. Momentalisht kanë përfunduar hetimet mjeko-ligjore në vendin e ngjarjes.

Policia dyshon se dëshmitarët e kanë parë krimin, por janë larguar nga vendi i ngjarjes para se të mbërrinte policia.