Të shtëna me armë në SHBA gjatë festivalit të Vitit të Ri Hënor, disa viktima

Një numër i lartë të plagosurish dhe disa viktima janë pre e një sulmi me armë zjarri në Monterey Park. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 të së shtunës me orën lokale gjatë festimeve të Vitit të Ri Hënor. 

Një sulm me armë është regjistruar orës 22:00 të së shtunës me orën lokale në Monterey Parknë Los angelos në amerikë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur teksa mijëra njërëz ishin mbledhur në qytet për të ndjekur festivalin e Vitit të Ri Hënor.

Deri më tani nuk ka të dhëna se sa është numri I të plagosurve dhe I viktimave, por dëshmimtarët kanë deklaruar se ka parë të plagosur nga plumbat e rënë mbi ta.

Në rrjetet sociale u shpërndanë me shpejtësi video të incidentit ku duket numri i lartë i forcave të policisë dhe zjarrëfikëseve

Pronari i një restoranti atje, Seung ëon Choi tha se tre persona nxituan për tu futur në ambjentet e brendshme të lokalit duke i bërë thirrje që të mbyllte sa më shpejt dyert për shkak se një person me automatik kishte hapur zjarr. Madje ata konfirmuan se agresori kishte municione më vete.

Deri më tani nuk ka rapotrime mbi shkakun e kësaj ngjarje të rëndë ndërsa Policia shprehet se është duke punuar për zbulimin e rrethanave.