Tronditet turku, milioneri i lotarisë gjermane grabitet nga gangsterët

Në shtator të vitit që lamë pas, Kürsat Y. i njohur ndryshe si “Chico”, fitoi xhekpotin e lotarisë në Gjermani prej gati dhjetë milionë euro. 

42-vjeçari që jeton në Dortmund, i cili e gjeti veten multimilioner brenda ditës, shpenzoi  një pjesë të shumës për makina të shtrenjta sportive dhe veshje luksoze.

Megjithatë, ai kurrë nuk i neglizhoi financat e tij.

Kur kontrolloi gjendjen e tij bankare këtë javë, Chico u trondit, pasi në të mungonte një shumë pesëshifrore.

Paratë ishin tërhequr me kartën e tij bankare, por në Frankfurt am Main.

“Isha në humbje, nuk kuptoja asgjë. Nuk kam qenë kurrë atje”, tha ai.

Çfarë ndodhi?

Menjëherë pas ndërrimit të vitit, Chico ka qëndruar në vendlindjen e tij në Turqi ku po xhirohet një dokumentar për jetën e tij të re prej të pasuri.

Ai donte të tërhiqte para në Stamboll.

“Makineria më gëlltiti kartën. Deri më sot nuk e di pse”, thotë 42-vjeçari.

Dortmunder Sparkasse i premtoi atij një kartë të re bankare pas incidentit por ajo nuk mbërriti kurrë.

Chico supozon se karta e re duhet të jetë vjedhur me postë  së bashku me letrën PIN.

Hajdutëve të kartave iu deshën vetëm katër orë të premten mbrëma për të tërhequr gjithsej 10 mijë euro nga llogaria.

“Nuk mund të ndodhte ndryshe”, është i sigurt Chico.

Pas konstatimit të  premten në mëngjes, Chico bllokoi kartën dhe e raportoi në policinë e Dortmundit.