Venecia, djali dy vjeçar kafshohet nga pitbulli ndërsa ishte në krahët e nënës së tij

Një djalë dy vjeçar është kafshuar nga një pitbull teksa ishte në krahët e nënës së tij në Venecia.

Qeni dyshohet se i ka shkaktuar lëndime në kofshë fëmijës, teksa pronari i tij është paditur për lëndim personal nga pakujdesia.

Fëmija u trajtua menjëherë dhe u dërgua në spital. E plagosur ka mbetur edhe nëna, me gërvishtje në krahun e majtë.

Qeni i madh bridhte lirshëm dhe pa maskë mbrojtëse rreth parkingut të shtëpisë së familjes, kur i shpëtoi kontrollit të pronarit që po e ndiqte pasi kishte humbur zinxhirin.

Prindërit e vogëlushit dhe pronari i qenit që mbërriti më vonë, u përpoqën ta çlironin të voglin nga kafshimi i kafshës.

Qeni nuk e lëshonte duke tentuar t'i rrëmbejë foshnjën nga krahët e ëmës.

Përfundimisht nëna dhe fëmija arritën të çliroheshin prej tij por u plagosën.