Në Librin e Rekordeve Guinness, ja kush është personi më i vjetër në botë pas vdekjes së murgeshës

Një stërgjyshe spanjolle 115-vjeçare, e lindur në Amerikë, María Branyas Morera, është personi më i vjetër në botë pas vdekjes së murgeshës Lucile Randon, e njohur si Motra Andrè, e cila vdiq të martën më 17 janar në moshën 118-vjeçare.

E regjistruar tashmë në Librin e Rekordeve Guinness si personi më i vjetër në botë, María Branyas Morera ka lindur në San Francisko, Kaliforni, më 4 mars 1907, një vit pasi prindërit e saj emigruan në Shtetet e Bashkuara.

Tetë vjet më vonë ata vendosën të kthehen në Spanjë, ku u vendosën në Katalonjë.

Tani gjyshja María jeton në shtëpinë e të moshuarve Santa Maria del Tura në qytetin Olot në Spanjën verilindore për 20 vjet.

“Ajo është shëndoshë e mirë dhe është e befasuar dhe mirënjohëse për interesimin”, thotë shtëpia e të moshuarve.

Nga aty u komunikua se në ditët në vijim do të organizojë një “festë të vogël” me dyer të mbyllura për të “festuar këtë ngjarje shumë të veçantë”.

Libri i Rekordeve Guinness ka vërtetuar se gjyshja Morera mbushi 115 vjeç e 321 ditë më 19 janar 2023.

Në Librin e Rekordeve Guinness, ja kush është personi më i