Kina feston pas 3 vitesh pa kufizime Vitin e Ri Hënor
Pas 3 vitesh pandemi në Kinë u festua pa kufizime Viti i Ri Hënor, një ndër datat më të rëndësishme të kalendarit vendas. Ata u bashkuan sërish në tryeza me familjet e tyre dhe të afërmit, për të nisur festimet që zgjasin plot 15 ditë.
"Mezi pres të shkoj në shtëpi këtë herë, Jam mirënjohës që do të jem në gjendje të shoh të gjithë familjen time," u shpreh Sandy Bai, e cila për herë të fundit familjen e pa në pranverë të vitit 2020.
Përgjatë ditëve të festimeve për nisjen e Vitit të Lepurit, pas përfundimit të vitit të Tigrit, sicc e cilësojnë, ata aplikojnë një sërë traditash. Festimet nisin me një kërcim luani, kafshë e cila simblozion fuqinë, mencurine, më pas interpretime me daulle në mënyrë që të trembin shpirtrat e këqinj. Vallja e dragoit është pika më kryesore e festes, pasi sipas traditës kineze ai sjell fat të mirë.
Megjithatë edhe këtë vit festimet ishin më të zbehta.
Nëpër shtëpi gjen persona të sëmurë, e të tjerë të që ende vuajnë humbjen e njerëzve të dashur, që i kanë lënë tryezat bosh, ndaj dhe pikëllimi pavarësisht festive nuk ka ikur.
Viti i Ri Hënor, i njohur gjithashtu si Viti i Ri Kinez, festohet për disa ditë rresht dhe shënon fillimin e 12 muajve të ardhshëm në kalendarin tradicional hënor.
kryesisht festohet nga kinezët, por përkujtohet gjithashtu në vende të tjera si,Koreja e Jugut, Japonia, Indonezia, Malajzia, Filipinet dhe Singapori.