Kinë, 80% e popullsisë me Covid
Rreth 80% e popullsisë në Kinë janë infektuar me virusin Covid-19. Ekspertët e shëndetësisë thonë se rritja e rasteve erdhi për shkak të festimeve të Vitit të Ri Hënor.
Mundësitë e zhdukjes së virusit Covid-19 në Azinë Lindore duket se janë ende të pakta.
Një shkencëtar i Kinës ka njoftuar në rrjetet sociale se rreth 80% e popullsisë në këtë vend janë infektuar, ndërsa numri i rasteve sa vjen dhe rritet.
Lëvizjet masive të popullatës gjatë periudhës së festës së Vitit të Ri Hënor ka të ngjarë që ka përhapur pandeminë, duke rritur numrin e tË prekurve në disa zona.
Por, një valë e re e Covidit ka pak të ngjarë të ndodhë në një të ardhme të afërt, tha Vu Zunyou, shef i epidemiologëve në Qendrën kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Ndërkohë vetëm një javë më parë, autoritetet bënë me dije se piku i kërkesave për ndihmë mjekësore nga Covid ka kaluar dhe se situata ishte nën kontroll.
Rreth 60 mijë persona kanë humbur jetën në Kinë deri më 12 janar sipas të dhënave.
Kjo shifër erdhi një muaj pasi Kina në mënyrë të papritur hoqi dorë nga politika e ashpër e masave, e njohur si zero-Covid.
Por, sipas disa ekspertëve numri i viktimave mund të jetë më i madh, pasi aty nuk përfshihen personat që kanë vdekur në shtëpi apo edhe vdekje në spitale, sepse shumë mjekë nuk kanë përcaktuar sëmundjen Covid-19 si shkaktarin e vdekjes.

