Funerali i viktimave të rrëzimit të helikopterit, Zelenski përlotet teksa ngushëllon të afërmit e ministrit të tij
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Janar 2023, 19:21
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është fotografuar ditën e sotme teksa ngushëllonte familjarët e viktimave të rrëzimit të helikopterit ku humbën jetën 14 persona, mes tyre edhe ministri i Brendshëm i Ukrainës.
Helikopteri që transportonte Ministrin e Brendshëm Denys Monastyrsky dhe zyrtarë të tjerë të lartë u përplas në një ndërtesë në një periferi në Kiev, duke vrarë nëntë personat në bord dhe nëntë të tjerë në tokë.
Në shërbimin funeral në kryeqytetin ukrainas , Zelensky dhe gruaja e tij vendosën lule në shtatë arkivole të mbështjellë me flamurin e Ukrainës dhe folën me familjet e të ndjerëve.
