Raketa të sistemit të mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë nga Holanda
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Janar 2023, 08:16
Qeveria holandeze njoftoi se do të dërgojë dy raketa të sistemit të mbrojtjes ajrore Patriot dhe një seri raketash në Ukrainë.
Ministrja e Mbrojtjes Kajsa Ollongren tha në një deklaratë se Holanda do të bashkëpunojë me SHBA-në dhe Gjermaninë për të mbështetur projektin e sistemit të mbrojtjes Patriot.
Ollongren shtoi se 65 ushtarë holandezë do të trajnojnë ushtarë ukrainas në sistem.
Kryeministri Mark Rutte, i cili takoi presidentin e SHBA Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë të martën, tha se ata synojnë të ofrojnë mbështetje për sistemin e mbrojtjes ajrore për Ukrainën.
