Eduart Gjokutaj: Një lajm i mirë, një i keq për ekonominë

Eduart Gjokutaj ekspert ekonomie në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj foli rreth ekonomisë në vend.

Sipas Gjokutaj lajm  i mirë për ekonominë është që "nuk do të këtë recesion" ndërsa lajm i keq është "që ekonomia shqiptare do të operojë në një nivel shumë bazik".

Eduart Gjokutaj: Lajmi i mirë është që nuk do të këtë recesion, kurse lajmi i keq është që ekonomia shqiptare do të operojë në një nivel shumë bazik i cili duhet të mjaftojë për të kryer dhe ato lloj nevojash që i prekin shumë njerëzit në aspekt të mirëqenies sociale dhe në drejtim të investimeve në disa sektor që janë në fokus të qeverisë.

Sa i përket paketës së ndihmës të dhënë nga qeveria u shpreh se "Nuk është pakoja që garanton qëndrueshmsëri në shtresat në nevojë".

Eduart Gjokutaj: Pakoja me aq sa ka vlerën jep dhe efektin në ekonomi. Nuk është pakoja që garanton qëndrueshmsëri në shtresat në nevojë. Pakoja duhej të ishte pjesë e programit buxhetor.

Kush do të ishte politikë e qëndrueshme?

Eduart Gjokutaj: Politika e qëndrueshme do të ishte politika në ndihmë të njerëzve duke racionuar me qëndrueshmëri politikën e pensioneve. Një politikë që të rriten në mënyrë të qenësishme pensionet. Nëse kalojmë në sektorin e ekonomisë bujqësia do të kishte nevojë për një paketë rregullatore. Buxheti i shtetit nuk ka më hapsira për të ndihmuar.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.