Italiani i mbajtur në hetimin për ryshfetit e BE në Katargate pranon të tregojë gjithçka
Një drejtues i dyshuar i një rrjeti kriminal të përfshirë në një skandal korrupsioni të BE-së ka rënë dakord të zbulojë se cilat vende ishin të përfshira dhe si funksiononte.
Prokurorët thanë se Pier Antonio Panzeri pranoi marrëveshjen për pranimin e fajësisë sipas një ligji për informatorin, i përdorur vetëm një herë më parë në Belgjikë.
Ish-deputeti i Parlamentit Evropian është një nga katër të dyshuarit që mbahen në Belgjikë.
Ata dyshohen se kanë marrë ryshfet nga Katari dhe Maroku në këmbim të ndikimit në Parlamentin e Brukselit.
Katari ka mohuar ashpër se është përpjekur të fitojë ndikim përmes dhuratave dhe parave, ndërsa Maroku gjithashtu ka hedhur poshtë me forcë akuzat se ka kërkuar ndikim në çështje të tilla si të drejtat e peshkimit dhe statusi i diskutueshëm i Saharasë Perëndimore.
Katër të dyshuarit u akuzuan muajin e kaluar pasi policia sekuestroi rreth 1.5 milionë euro para gjatë një sërë bastisjesh në një apartament, një shtëpi dhe një hotel. Fotot e kartëmonedhave prej 200 €, 50 €, 20 € dhe 10 € u publikuan nga policia, duke përfshirë një valixhe të gjetur në hotel e cila ishte e mbushur me para të gatshme.
