Ekonomi dhe seks, rriten ndjeshëm kërkesat për prostituta dhe eskorta në Forumin e Davosit

Forumi vjetor Ekonomik Botëror i mbajtur në Davosin e mbuluar me borë të Zvicrës, në një lartësi prej 1560 metrash vepron si magnet edhe për prostitutat.

Elita globale, e cila çdo vit përballet me problemet më të mëdha të botës, përfshirë pabarazinë gjinore, po nxit një shpërthim prostitucioni në qytetin turistik zviceran, komenton gazeta britanike “Daily Mail”.

Kërkesa për “call girls” shpërthen çdo vit gjatë konferencës ekonomike botërore ku marrin pjesë krerët e shteteve dhe qeverive, si dhe drejtues të lartë biznesi.

Qysh në ditën e hapjes së punës së forumit, zyrat që promovojnë "relaksim" për të kënaqur të ftuarit në forumin e përvitshëm ekonomik kanë “fërkuar duart” ndërsa kërkesa rritet deri në qiell.

Në të njëjtën kohë, autoritetet zvicerane po përpiqen t'i mbajnë të hapura rrugët nga bora që tashmë ka arritur 20 centimetra, ndërsa policia kreh zonën nga frika e sulmeve terroriste. 

Çmimet në rritje të mallrave thelbësore, lufta në Ukrainë dhe kriza klimatike janë temat kryesore në axhendën e forumit të këtij viti.  

Në forumin e mbajtur në Alpet zvicerane, gati 2700 pjesëmarrës nga bota e politikës dhe biznesit do të diskutojnë mënyrat për zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare.

Motoja e konferencës së këtij viti është “Bashkëpunimi në një botë të fragmentuar”. 

Në qendër të forumit do të jenë pasojat e luftës në Ukrainë, si inflacioni i lartë dhe kriza energjetike, por edhe ndryshimet klimatike.