Matteo Messina Denaro, mesazhi në varrin e Falcones pas arrestimit të shefit: "Ia dolëm, Giova"

Pas arrestimit të Matteo Messina Denaro, në kishën e San Domenico në Palermo, mbi gurin e varrit të Giovanni Falcone, dikush la një mesazh të shkruar me shkronja të mëdha dhe me stilolaps të kuq:

“E bëmë Giova... Pas 30 vitesh!”

Në shënimin për Falcone, të vrarë nga mafia në 1992, nuk ka asnjë firmë, vetëm një datë, 16 janar 2023,  dita e arrestimit të Messina Denaro, që ndodhi tridhjetë vjet pas atyre masakrave në Capaci dhe rrugën D'Amelio që ndryshuan vendin.

Imazhi u publikua në rrjetet sociale nga Fondacioni Falcone të martën.