Lot dhe emocione, berberi rruan flokët e tij në shenjë solidariteti me pacienten me kancer

Lufta kundër kancerit është e gjatë dhe rraskapitëse pasi duhet t'i nënshtrohet shumë seancave të kimioterapisë.

Njerëzit që po luftojnë një sëmundje të tillë kanë nevojë për motivim nga familja dhe miqtë e tyre për të qëndruar të fortë.

Në një akt të mrekullueshëm solidariteti, një berber rruan flokët e tij së bashku me një grua paciente me kancer, e cila kishte ardhur për t'i rruar kokën.

Një video që tregon aktin e dhembshur të berberit është postuar në Tëitter nga faqja e njohur Good News Movement.

Klipi tregon një grua me flokë të gjata deri në shpatulla që vjen te berberi për të rruar kokën.

Ndërsa berberi vazhdon të presë flokët e gruas me një brisk, gruaja nuk mund t'i ndalë lotët në sytë e saj.

Pasi mbaroi së rruari kokën, berberi e përqafoi gruan.

Dhe më pas, në një veprim që e ka habitur gruan, berberi ka vazhduar të presë edhe flokët e tij.

Gruaja tenton të ndalojë berberin në fillim, por ai e vuri krahun rreth saj dhe vazhdoi t'i rruajë flokët.

  “Askush nuk lufton vetëm! Ai rruan flokët e tij në shenjë solidariteti me një pacient me kancer”, thuhet në mbishkrimin e videos.