Suedia thirrje Turqisë: Mos pengoni anëtarësimin në NATO!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Janar 2023, 19:48
Ministri i Jashtëm suedez, Tobias Billstrom është shprehur se Turqia nuk duhet të pengojë anëtarësimin e vendit në NATO.
“Ne besojmë se kemi arritur tani një pikë ku Suedia dhe Finlanda kanë përmbushur të gjitha angazhimet tona në këtë memorandum (trepalësh) dhe është koha që Asambleja Kombëtare Turke të fillojë procesin e ratifikimit të protokollit”, tha Tobias Billstrom.
Gjithashtu, ai shtoi se Suedia dhe Finlanda i kanë përmbushur angazhimet që kanë marrë në kuadër të marrëveshjes në Turqinë.
