Njeriu më i shpejtë i Afrikës diplomohet si polic
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Janar 2023, 21:55
Njeriu më i shpejtë i Afrikës Ferdinand Omanyala është diplomuar si polic në shërbimin policor të Kenias.
Ai ishte mes 2,881 policëve që u diplomuan të martën nga Kolegji Kombëtar i Policisë në një ngjarje të kryesuar nga Presidenti William Ruto.
Sipas Shërbimit Policor Kombëtar, rekrutët përfunduan kursin bazë të trajnimit të policisë midis kurseve të tjera mbi të drejtat e njeriut, policimin në komunitet, menaxhimin e rendit publik, aftësitë në armë dhe kundër ekstremizmit të dhunshëm.
Ai bashkohet me atletët e tjerë të mirë nga Kenia, të cilët janë anëtarë të forcës policore.
Atleti ka konfirmuar statusin e tij të ri në një postim në Twitter
Its official. pic.twitter.com/T7lYT1qbPp
— Ferdinand Omurwa OMANYALA (@Ferdiomanyala) January 11, 2023
