“Aurela Gaçen e kam pasur idhull” Këngëtarja Xhoi Gremi pa filtra në “Jeto me Orën”

Këngëtarja, Xhoi Gremi  në një intervistë në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora tregoi rreth projekteve të saj muzikore si dhe foli për jetën e saj private.  

Ju këndon të gjitha trevave por në veçanti e gjen veten në muzikën e jugut.

Ajo tregoi se idhulli i saj në fëmijëri ka qenë Aurela Gaçe.

Xhoi Gremi: Nuk e kam ndjerë lodhjen se jam vlerësuar dhe kur vlerësohesh nuk e ndjen lodhjen. Kënga më ka pëlqyer që e vogël. Aurela Gaçen e kam pasur idhull, dhe në shkollë kur këndonim këngët e saj këndonim. Mbështetësit e parë kanë qenë prindërit. Më vonë më kanë përkrahur dhe këngëtar të tjerë të cilëve ju jam mirënjohës.  Në eventet familjare këngët e jugut kërkohen më tepër. Dhe vet ndihem më rehat te jugu.

Ajo nuk nguroi të fliste as për jetën e saj private ku tregon se e ka rritur e vetme djalin.

Xhoi Gremi: Jam rritur bashkë me djalin. Jam një nënë e lumtur. Gjithçka që kam është ai. Mundohem të jem gjithmonë pranë tij. Mendohem ti jap dhe anën e babait të nënës. Është e vështirë por ndihem e lumtur. Kur e rrit e vetme është e dyfishtë gjithçka. Më tepër e rris si shoqe. Besoj se djali ka marrë gjithçka nga unë edhe sjelljen edhe paraqitjen. Muzikën nuk e do fare, dhe kur këndoj unë ai më kërkon të pushojë. I pëlqen futbolli. Djali është motive i çdo dite.

Sa u përket projekteve të reja muzikore ajo u shpreh “Kam gati një këngë dasmash kolazh që do ta sjell shumë shpejt”.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.