Stjuardesat kapin macen në avion: "Kujt i ka humbur? Shikoni videon

“Kujt i ka humbur macja?”

Kjo është pyetja që pasagjerët e një fluturimi të Unites Airlines nga Dallas në Los Angeles dëgjuan në citofonin e avionit gjatë fluturimit më 30 dhjetor.

Ndërkohë që një stjuardesë tjetër shkon nga një sedilje në sediljen tjetër të avionit për të kapur macen e cila kishte hipur në avion.

Macja e frikësuar lëvizte mes pasagjerëve derisa stjuardesa arriti ta kapte.  Videoja është filmuar nga një pasagjer dhe e ka publikuar në agjencinë Storyful.

Në një moment drejt personelit të avionit u shfaq pronari i cili mori macen në krahë.

Është ende e paqartë se si macja kishte arritur të lëvizte aq lirshëm në avion pasi sipas udhëzimeve të udhëtimit të United Airlines, kafshët shtëpiake "duhet të udhëtojnë në një kafaz që përshtatet nën sediljen para pasagjerit".