Mësuesja që u qëllua nga 6-vjeçari kishte tentuar t'i merrte armën

Mësuesja nga Virxhinia, e cila u plagos rëndë kur një djalë gjashtë vjeçar e qëlloi me armë zjarri mësohet se kishte tentuar t'ia hiqte armën nga duart fëmijës.

Djali, sipas babait të një fëmije tjetër, kishte nxjerrë një armë dhe po e shfaqte në klasë, duke ia drejtuar mësueses.

Pas të shtënave mësuesja gjeti guximin t'u thoshte fëmijëve të tjerë të largoheshin.

25-vjeçarja Abby Zwerner është plagosur rëndë në stomak nga plumbi që i ka kaluar edhe në krah.

Ajo ndodhet në spital në gjendje kritike, por vazhdon të përmirësohet.

Mbetet e paqartë se ku e gjeti gjashtë vjeçari armën me të cilën për pak sa nuk vrau mësuesen, raporton Guardian.

Djali mbetet në paraburgim, por ka gjasa që të mos ndiqet penalisht pasi është shumë i vogël.

Prindërit e tij, megjithatë, ka të ngjarë të përballen me akuza për neglizhencë të mbikëqyrjes se si arma përfundoi në duart e fëmijës.