SHBA/ 6-vjeçari qëllon me armë mësuesen pas sherrit me të, arrestohet nga policia

Një djalë 6-vjeçar është arrestuar nga policia pasi qëlloi mësuesen në Virxhinia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të shtënat ndodhën pak pas orës 14:00 me orën lokale në shkollën fillore Richneck në qytetin e Newport News.

Është e paqarte se si fëmija mori armën, por sipas hetuesve incidenti nuk ishte nga të shtëna aksidentale.

Mësuesja, rreth të 30-ave, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, ka mbetur e plagosur rëndë dhe është në rrezik për jetën. Ajo u dërgua në një spital lokal dhe po monitorohet nga afër nga mjekët.

Ngjarja ndodhi në ambientet e klasë së parë pas një sherri mes fëmijës 6-vjeç dhe mësueses.