Gruaja fiton 43 mln dollarë, kazinoja refuzon ta paguajë, i ofron vetëm një darkë me biftek

Katrina Bookman ishte duke luajtur me lojëra elektronike në Resorts World Casino në Xhamajka, Queens kur siguroi çmimi më i madh  prej 42,949,672 dollarë.

Ajo bëri një selfie me aparatin për të shënuar momentin dhe më vonë tha se i gjithë trupi i saj u mpi kur pa figurën që i ndryshonte jetën.

Bookman iu tha të kthehej të nesërmen për të diskutuar mbi fitimet e saj, por kur ajo pyeti një punonjës se me sa para do të largohej, ai u përgjigj: "Nuk fitove gjë!"

Komisioni i Lojërave të Shtetit të Nju Jorkut tha se makina e Bookman kishte keqfunksionuar dhe se ajo në fakt kishte fituar vetëm 2,25 dollarë (1,86 £).

Makina kishte një rregull që thotë se 'defektet anulojnë të gjitha pagesat, dhe si rezultat komisioni tha se atyre u kërkohej me ligj që t'i jepnin Bookman-it vetëm atë që ajo kishte fituar në të vërtetë.

Kazinoja i ofroi Bookman-it një darkë me biftek falas - megjithëse kjo nuk është diçka për të brohoritur kur mendon se ke fituar mjaftueshëm para për të ngrënë biftek për pjesën tjetër të jetës.

Një vit pasi ajo mendonte se kishte fituar, avokati i Bookman ngriti një padi dhe i përshkroi pretendimet e kazinosë si 'qesharake'.