Irani dënon vajzën e ish-presidentit Rafsanjani me 5 vjet burg
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Janar 2023, 19:13
Faezeh Hachemi Rafsanjani, vajza e ish-presidentit iranian Akbar Hashemi Rafsanjani, u dënua me 5 vjet burg.
Kështu ka bërë të ditur avokatja e tij Neda Shams.
Ish-deputetja dhe aktivistja për të drejtat e grave, Faezeh Hachemi Rafsanjani, 60 vjeç, u arrestua më 27 shtator në Teheran dhe u burgos në burgun Evin për nxitjen e njerëzve për t'u bashkuar me protestat që shpërthyen pas vdekjes së Mahsa Amini në paraburgim.
Drejtësia iraniane e akuzoi gruan për “bashkëpunim të fshehtë kundër sigurisë së vendit, propagandë kundër sistemit të Republikës Islamike dhe prishje të rendit publik për pjesëmarrje në tubime të paligjshme”, saktësoi avokati njoftoi se dënimi “nuk është përfundimtar”.
