Punëtori 82-vjeçar i Walmart, më në fund dalë në pension pasi njerëzit i mbledhin 100,000 dollarë
Një punonjës i palodhur i Walmart ka dalë më në fund në pension në moshën 82-vjeçare pasi njerëzit mblodhën 100,000 dollarë për të.
Butch Marion, 82 vjeç, një veteran i marinës, preku zemrat e botës pasi përdoruesi i TikTok Rory McCarty ndau historinë e tij me botën kur zbuloi se ishte duke punuar 40 orë në javë në të 80-at.
Pavarësisht se hyri vetëm në dyqan për të blerë disa bateri, Rory u largua me shumë më tepër – me vendosmërinë për të ndihmuar Butch-in të gjente paratë që i nevojiteshin për të dalë në pension.
Kështu që Rory krijoi një GoFundMe në një përpjekje për të bërë pikërisht këtë, duke thënë: "Unë thjesht doja të vija diçka në lëvizje dhe Zoti bëri pjesën tjetër.”
Në një përpjekje për të mbledhur donacione, Rory ndau një video të Butch duke punuar në TikTok për të treguar se pavarësisht moshës dhe shëndetit të tij, ai nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të vazhdonte të punonte për të paguar faturat e tij mjekësore.
Më pas u krijua një mbledhje fondesh më 18 dhjetor me objektivin fillestar për të mbledhur 100,000 dollarë, por kjo shumë tani është tejkaluar në 123,875 dollarësh.
