Borrell: Tërheqja e trupave ruse, alternativa e vetme për paqen në Ukrainë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Janar 2023, 08:09
Tërheqja e trupave dhe pajisjeve ushtarake ruse nga i gjithë territori i Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht është e vetmja mundësi serioze për të rivendosur paqen dhe sigurinë.
Kështu u shpreh përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme të BE-së, Josep Borrell, në një bisedë telefonike të zhvilluar sot me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba.
"Në mungesë të veprimeve të tilla konkrete, një armëpushim i njëanshëm duket si një përpjekje e Rusisë për të blerë kohë për të rifurnizuar dhe riorganizuar trupat e saj ose për të riparuar reputacionin e saj të shkatërruar ndërkombëtar."- tha Borrell.
