Leka: Festivali i 11-të më i miri nga ana muzikore, këngët të bazuara në motive shqiptare

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora,  Gjergj Leka, kompozitor u shpreh se ai është munduar që t’i sjell në kohë këngët e festivalit 11 për të rinjtë.

Ai tha se ai festival ka qenë më i realizuari dhe se çdo këngë e festivalit ka qenë e bazuar në një motiv të muzikës shqiptare.

Leka: Unë jam munduar që t’i sjell në kohë këngët e festivalit 11. Unë kam qenë i vogël aso kohe. Ai festival, nga ana muzikore, për mendimin tim, se unë i kam sjellë në mënyrë bashkëkohore që t’i dëgjojnë të rinjtë, por ka qenë më i realizuari.

Çdo këngë e festivalit ka qenë e bazuar në një motiv të muzikës shqiptare. Veshja nuk ndikoi pozitivisht në performancën e këngëtarëve. Ne u munduam që të kishim një veshje si amerikanët edhe pse nuk e kishim në ADN.

Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.