Festivali i 11-të, Alibali: Më hoqën edhe xhaketën që kisha veshur, sa e kisha blerë

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Këngëtari Bashkim Alibali, foli për festivalin e 11-të ku janë dënuar disa këngëtarë.

Ai tha se në komunizëm i thanë se kënga e tij nuk mund të këndohej dhe se i kanë hequr edhe xhaketën e veshur se nuk shkonte.

Alibali: Unë e mora vesh që do të ishte kënga e fundit kur këndova në Shkodër dhe më thanë se nuk duhet të këndohet ajo këngë. Unë kam qenë merakli për veshjen. Aty fillon këngë se nuk mund të dalësh dhe të tregosh mungesë respektin.

Unë sa e kisha blerë kostumin dhe ata ma hoqën me zor. Enveri kishte dëshirë që të këndohej kënga dhe kishim një formacion të vogël. Unë mbeta vetëm me një këngë dhe një këngë të Aleksandër Lalos.

Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.