Alfred Cako: Po fillon revolucioni i katërt industrial, funksionet që i kanë kryer njerëzit do ti bëjnë robotët
Në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora konspiracionisti Alfred Cako tha se “Funksionet që i kanë kryer njerëzit do ti kryejnë robotët”.
Sakaq ai thotë se njerëzit ende nuk e besojnë se një gjë e tillë do të ndodhë.
Alfred Cako: Të mirat materiale tani që po fillon revolucioni i katërt industrial mund ti prodhojnë robotët. Ata mund të flasin 4 gjuhë, mund të veprojnë por nuk kërkojnë ushqim, nuk kundërshtojnë qeveritë por janë të bindur, marrin energji nga dielli. Këta komandohen nga 500 milion njerëz që mendohet të arrijeni deri në vitin 2050, të cilët do të jenë me çip. Këto do të prodhojnë valë me antena të larta 5 G dhe përmes mikroçpit nuk do të ketë më nevojë për polici rrugore se na identifikon sateliti. Funksionet që i kanë kryer njerëzit do ti kryejnë robotët. Njerëzit prapë nuk besojnë që do të vijë periudha e mikroçipimit.
Si do të realizohet projekti i mikroçipimit?
Alfred Cako: Ata nuk do të thonë që po se bërë të fus në burg por të thonë, po nuk e bëre nuk ke të drejtë të udhëtosh, të punosh, të hysh në banka dhe në këtë mënyrë ti e ke të pamundur të jetosh.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
